Të enjten më 17:30 u mblodh Këshilli Politik për të diskutuar rreth projektligjeve që lidhen me marrëveshjen e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Burime për Abc News bëjnë të ditur se opozita e bashkuar gjatë mbledhjes është Këshilli Politik duhet të vijojë punën, përkundër asaj që tha kryeministri më herët se Këshilli e ka mbaruar misionin.
Qëndrimi i opozitës:
“Keni bërë fakt të kryer një ndryshim të njëanshëm kushtetutes, që zhbën marrëveshjen e 5 Qershorit. PS duhet t’i përgjigjet pozitivisht apelit të të gjithë partnerëve ndërkombëtare, të heqë dorë nga aktet e njëanshme dhe që çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik, me gjithëpërfshirje dhe me konsensus.
Qeveria kërkon të ndryshojë Kushtetutën dhe rregullat e garës elektorale, në mënyrë të njënashme, pa përfshirë dhe pa diskutuar me opozitën. Kjo është e paprecedentë. Hiqni dorë nga provokimet. Hiqni dorë nga teoria e “faktit të kryer”. Hiqni dorë nga aktet e njëanshme.
Të përmbyllim të gjithë çështjet e marrëveshjes së 5 Qershorit. Këshilli Politik duhet të vijojë punën, jo siç tha kryeministri Rama dje që Këshilli e ka mbaruar misionin e tij. Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale. Ne jemi të gatshëm të punojmë pa ndërprerje.” /abcnews.al/