Të futura nëpër thasë e të fshehura në një gropë, zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje te “5 Maji”

schedule10:45 - 6 Tetor, 2022

schedule 10:45 - 6 Tetor, 2022

Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi komisariati Nr. 4 në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë se shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

RReth 150 krëhëra që mbajnë fishekë të kalibrave të ndryshëm:

-92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.

-Pjesë armësh automatike.

-1 tytë mitralozi.

-2 pajisje optike për armët

U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze, 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare. Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.

NJOFTIMI

“Tiranë

Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak.

Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.” /abcnews.al/