Pavarësisht fitimeve marramendëse për shkak të profesionit të tyre, shumë personazhe publikë njihen për thjeshtësinë e tyre. Më poshtë janë renditur disa vipa që bëjnë një jetë të thjeshtë, të cilët njihen gjithashtu edhe për bamirësitë e shumta që kanë bërë për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Jennifer Lawrence
Jennifer Lawrence ishte aktorja më e paguar në botë në 2015 dhe 2016 me të ardhura vjetore prej 52 milion dhe 46 milion dollarë. Përkundër këtyre të ardhurave të larta, ajo është vlerësuar si një shembull për jetën e saj modeste. Në një intervistë që ka dhënë para disa kohësh, rrëfeu se ka jetuar “gjithmonë në një apartament të vogël në Nju Jork, dhe në një tjetër të vogël kur ndodhej në Los Angeles”. Ajo njihet dhe për bamirësitë e shumta që ka bërë. Në vitin 2016, aktorja dhuroi 2 milion dollarë në Spitalin e Fëmijëve Kosair në Louisville.
Keanu Reeves
Reeves thotë se paratë janë gjëja e fundit për të cilën mendon: “Mund të jetoja me atë që kam bërë tashmë për disa shekujt e ardhshëm. ” Kur Keanu po udhëtonte në Los Angeles në mars të vitit 2018, avioni u detyrua të ulej Bakersfield për shkak të një defekti. Ai nuk priti që avioni të riparohej, por përkundrazi mori një furgon për të çuar atë dhe udhëtarët e tjerë në qytet.
Wood Elijah
Elijah Wood është shumë i njohur për shkak të rolit të tij si Frodo në “Lord of the Rings”. Në një intervistë, ai tha se një nga mësimet më të rëndësishme të jetës është përulësia dhe se një nga gjërat më të shtrenjta që ai bleu ishte një pajisje audio për shtëpinë e tij.
Sarah Michelle Gellar
Edhe pse është një personazh i njohur, Sarah Michelle Gellar preferon të bëjë një jetë modeste. Aktorja njihet për bamirësi të ndryshme. Ajo thotë “Unë fillova të bëja bamirësi pasi nëna ime më mësoi para shumë kohësh se edhe kur nuk ke asgjë, ka shumë mënyra që të bësh për të tjerët. Dhe ajo që merrni në këmbim të kësaj është dhjetëfishi. Por ishte e vështirë sepse nuk mund të bëja shumë.”
Robert Pattinson
Robert Pattinson është një nga aktorët më të paguar në botë. Gjatë një interviste, ai tha se gjatë viteve të fundit, pavarësisht se kishte të ardhura të mira, ai preferon të jetë sa më i thjeshtë kur bëhet fjalë për shumicën e gjërave. Për më tepër, ai nuk harron të bëjë bamirësi. “Unë kam qenë një donator dhe një mbështetës, dhe tani mezi pres të bashkoj përpjekjet, kështu që së bashku ne mund t’u japim një mundësi edhe më shumë fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë globin,” tha ai gjatë një fushate jofitimprurëse.
Mark Zuckerberg
Që nga viti 2010, revista Time e ka vlerësuar Mark Zuckerberg si një nga njerëzit më të pasur dhe me ndikim në botë. Pavarësisht të ardhurave të larta, ai njihet si një person që bën një jetë modeste. Për shembull, ai është fotografuar duke përdorur një Honda Fit dhe një Volkswagen Golf.
Blake Lively dhe Ryan Reynolds
Ky çift mund të jetë një model shembull për shumë prej nesh. Ata janë martuar që nga viti 2012 dhe kanë 3 fëmijë. Ata janë të famshëm, të suksesshëm dhe mund të përballojnë një jetë shumë luksoze, por familja jeton në Pound Ridge, një qytet i vogël në shtetin e New York. Blake thotë për Ryan se ai pëlqen të qëndrojë me familjen.
Leonardo DiCaprio
Leonardo DiCaprio u përfshi në listën vjetore të aktorëve më të paguar të Forbes nga 2010 deri në 2016. Përpos pasurisë marramendase, ai ka zgjedhur të bëjë një jetë normale. Për shembull, jo shumë kohë më parë ai u fotografua duke ndihmuar një turist që kishte humbur ndërsa ishte në një ditë me shi në Manhattan. DiCaprio njihet edhe për bamirësitë. Në vitin 2020, fondacioni i tij dhuroi 3 milion dollarë në përpjekjet për lehtësimin e situatës së shaktuar nga zjarret në Australi.
Shailene Woodley
Shailene woodley nuk është thjesht një aktore e famshme, por gjithashtu dhe aktiviste për mjedisin. Ajo dhe nëna e saj bashkë-themeluan një organizatë jofitimprurëse që edukon të rinjtë të praktikojnë empatinë, dhembshurinë dhe përgjegjësinë. /abcnews.al/