Më shumë se 500 civilë të cilat janë evakuuar nga Maripoli kanë mbërritur tashmë në Zaporizhzhia, sipas skynews.
Ekipi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) udhëhoqi kolonën e autobusëve dhe makinave private, pasi ishte bllokuar prej 5 ditësh nga forcat ruse. Ata arritën të largoheshin rreth 20 kilometra larg qytetit port jugor, por gjatë kësaj jave forcat penguan dhe vështirësuan edhe më shumë kushtet.
Qindra civilë u nisën për në Berdiansk. Mariupol ka qenë nën sulmin e forcave ruse për më shumë se një muaj. Qindra shtëpi, spitale, shkolla dhe madje një teatër ku ishin strehuar civilë u bombarduan nga pushtuesit rusë.
/abcnews.al