Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të enjten zgjidhet kreu i SPAK/ Ambasadori i BE-së: Institucioni të drejtohet nga një figurë me integritet të padiskutueshëm

schedule15:06 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 15:06 - 10 Dhjetor, 2025

Ambasadori i BE-së, në Tiranë Silvio Gonzato, mori pjesë në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.
Ai theksoi se  janë dy çështje, të cilat mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.
Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!