Ishte padyshim ndër protagonistët absolut, të kualifikimit të spanjollëve të Girona, në UEFA Champions League.
Anësori brazilian i mbrojtjes, Yan Couto shkëlqeu si i huazuar në LaLiga dhe pas përfundimit të sezonit të shkuar, ku shënoi 2 gola e asistoi plot 10 të tillë, në 39 paraqitje, 22-vjeçari u rikthye te “Qytetarët” e Manchester City, ama vetëm për disa javë.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, Couto është vetëm një firmë larg “Verdhezinjtë” të Borussia Dortmund, ku pritet të qëndrojë për minimalisht 5 sezonet e ardhshme.
Të enjten pritet të kryhen edhe vizitat mjekësore të brazilianit, për kartonin e të cilit do të derdhen plot 30 milionë euro , në arkat e “Qytetarëve”, të ndara në 25 milionë bazë dhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. /i.m /abcnews.al