Jona Kalemaj këtë të martë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, së bashku me dy vajzat e saj Ejsi dhe Santa, ku ndanë momente të bukura dhe gazmore për publikun. Portreti i saj familjar është bërë i njohur jo aq shumë përmes medias sesa përmes rrjetit të saj Instagram.
Madje përmes tij, Jona pohoi se ka fituar goxha të ardhura për shkak të reklamave. Përpos marrëdhënies që Jona ka me vajzat e saj dhe bashkëshortin biseda u ndal edhe tek Big Brother, duke qenë se edhe ajo para 7 viteve ishte pjesë e këtij formati.
Ermali e pyet nëse do kishte dëshirë ta riprovonte, të ishte pjesë e Big Brother Vip dhe ajo u përgjigj që PO, do kishte shumë dëshirë sepse mbetet një nga eksperiencat më të bukura të saj. “E kam menduar sikur të isha dhe do ta ribëja dhe me shumë kënaqësi do hyja”.
Duke bërë humor Ermali e ngacmon që nëse është e thjeshtë të pranohet humbja në kompeticione të tilla. “Ore s’më ka dalë akoma inati dhe s’ka për të më dalë, ka 7 vjet s’më del inati”, tha Jona duke qeshur.
Ndërkohë për reagimin e Donaldit theksoi: S’ka për ta pranuar lehtë brenda tij. Mund të dali publikisht të thotë që “okej unë humba e pranoj humbjen” por thellë brenda tij nuk e pranon”.
/Abcnews.al