Të dyshuara për lidhje me krimin/ SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli

schedule11:59 - 28 Mars, 2025

schedule 11:59 - 28 Mars, 2025

SPAK ka lëshuar urdhër kontroll për banesën e motrave Gjovana e Alda Nikolli.  Gazetari Ervin Leka tha për ABC News se kontrollet po kryhen në banesën e tyre nga policia në qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihet se për çfarë dyshohen dy motrat, por ata vazhdimisht janë përfolur se kanë lidhje me figura të botës së krimit sic është Nuredin dhe Amarildo Nikolli.

Motrave Nikolli iu vu edhe tritol, në një banesë të mëparshme që kishin në Elbasan ku si pasojë e shpërthimit humbu jetën një 26 vjecar. Gjovana Nikolli është e fejuara e Amarildo Nikollit (Xhenje) ky i fundit i arrestuar më parë në Vlore pasi u dyshua se do kryente një atenat.

Ndërkohë për tritolin në banesën e tyre në Elbasan motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!