Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka postuar në Instagram një foto me Arta Daden, ish-deputete socialiste që ka drejtuar disa ministri në qeverisjen e majtë, por që tashmë të dy janë jashtë kësaj partie. Të dy të buzëqeshur, Bushati i ka uruar ditëlindjen, ndërsa Dade mban në duar një tufë me lule që ia ka dhuruar deputeti.
“Kënaqësi të ndaja disa çaste me Artën, në ditën e saj të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura Arta” shkruan Bushati. Dade e ka kritikuar në vazhdimësi kryeministrin Rama, ashtu si Bushati kohët e fundit, që e pësoi duke u larguar nga lista e kandidatëve për deputetë./ db/Abcnews.al