“Të dua përjetë”, urimi i Kim Kardashian për Kanye West i habiti të gjithë

schedule21:37 - 8 Qershor, 2021

schedule 21:37 - 8 Qershor, 2021

Kanye West feston sot ditëlindjen dhe padyshim mes shumë urimeve nuk ka munguar as ai i Kim Kardashian.

Ky mesazh i ka befasuar të gjithë, pasi siç dihet tashmë çifti janë të divorcuar.

“Gëzuar ditëlindjen. Të dua përjetë”, ka shkruar Kim përkrah fotos, ku shfaqeshin bashkë me fëmijët e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Kujtojmë se pas shtatë vitesh martesë, Kim dhe Kanye i dhanë fund marrëdhënies së tyre të shumëpërfolur. Më 19 shkurt, ylli i televizionit firmosi letrat e divorcit dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, ai kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5 vjeç, dhe Psalmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!