Janë bërë 6 muaj që nga ardhja në jetë e Krid, djalit të Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Dyshja e famshme mirëpritën fëmijën e tyre të parë në Qershor, dhe shpeshherë ndajnë momente të bukura me vogëlushin e tyre.
Klea i ka bërë një dedikim të ëmbël të voglit të saj, ashtu sikurse bën çdo muaj. Këngëtarja ka publikuar një foto, ku shihet duke mbajtur Kridin në krahë, ku shkruan se çdo ditë që kalon ajo dhe i biri bëhen shokë dhe më të ngushtë.
“Kjo foto është shkrepur sot në mëngjes! 04/12/2020 KRID mbushi gjysmë viti dhe çdo ditë e më tepër në bëhemi shokë edhe më të ngushtë se dje, e më pak të ngushtë se nesër. Shokë të ngushtë përjetë. Zoti të dhëntë jetë e shëndet e mbreti mamit. Të dua në çmenduri KRID“, ka shkruar Klea. /abcnews.al