“Të dua edhe pse nuk je më në mesin tonë”, Meriton Mjekiqi përlot me fjalët e dedikuara ndaj “Tallman”

schedule15:49 - 11 Maj, 2021

schedule 15:49 - 11 Maj, 2021

Vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka tronditur ndër të tjera edhe botën e showbizit. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.

LEXO EDHE: Vrasja e “Tallman” në Tiranë, reagon i prekur Stresi: Vij shpejt

Më i fundit është moderatori i shumëpërfolur Meriton Mjekiqi, i cili ka postuar në Instagram një foto Qemën, i njohur ndryshe me nofkën “Tallman”.

“Do na mungosh. Të dua edhe pse nuk je më në mesin tonë vëllai im gjithmonë je në zemrën time. Shihemi InShaAllah botën tjetër BIG G”, ka shkruar Mjekiqi krahas fotos.

Kujtojmë se 27-vjeçari u vra nga miku i tij, Marjus Dema i cili pas vetdorëzimit në polici u shpreh se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!