Të dielën takohet Zaev dhe Mickoski

schedule15:09 - 9 Mars, 2019

schedule 15:09 - 9 Mars, 2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, takohen të dielën për të biseduar rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, ligjet reformuese, por edhe për Prokurorinë Speciale Publike. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov, u shprehën se takimi pozitë-opozitë cënon statusin e Prokurorisë Speciale Publike.

Propozimi i ligjit për Prokurorinë Publike, që rregullon statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale është i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të vendit dhe Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska shpreson se do të përkrahet nga parlameti. Nëse në takimin e ardhshëm të liderëve, ka kërkesa për ndryshime thelbësore të ligjit, atëherë nuk do të ketë hapësirë për negociata – thotë ajo.

Renata Deskoska ministre e Drejtësisë: “Nëse kushtëzohet miratimi i ligjit me kritere të këtilla, me ndryshime të këtilla, më mirë është të mos e miratojmë. Për shkak se për ne kushti për BE është që të respektohet sundimi i së drejtës e jo të miratojmë çfarëdo ligji. Nëse ka kërkesa që prekin kriteret thelbësore të BE-së, mendoj se nuk do të ketë hapësirë për negociata”.  

Nëse ligji për PSP-në nuk miratohet në formën që pozitivisht të vlerësohet nga Brukseli, atëherë vendet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së do të kenë argumente që ta bllokojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Për këtë proces me rëndësi është që të miratohet edhe ligji për parandalimin e diskriminimit por edhe reformat tjera – thotë ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov.

Nikola Dimitrov ministër i Jashtëm: “Shumë është me rëndësi të tregojmë se kemi vullnet të vërtetë politik dhe vendosmëri të bëhemi demokraci evropiane. Për këtë shkak, këto hapa reformuese, kjo me Komisionin anti-korrupsion është një plus i madh. Tani, nëse do të jetë në qershor, do të shohim. E jona është të krijojmë atmosferë pozitive”.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se është konfirmuar takimi I liderëve me kreun e opozitës Hrsitijan Mickoski, takim ky që do të mbahet të dielën. Në këtë takim, siç paralajmërohet do të bisedohet për tre çështje kryesore; zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokuroria Speciale Publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!