Të dhuruara nga besimtarë, vidhen paratë në objektin e kultit në Tiranë, policia nis hetimet

schedule13:42 - 30 Prill, 2025

schedule 13:42 - 30 Prill, 2025

Tiranë- Një 28-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës lidhur me një vjedhje. Ngjara raportohet se ka ndodhur më 29.04.2025. Sipas denoncimit të të riut, në objektin e kultit ku ai edhe shërben është vjedhur një shumë parash. Paratë e vjedhura siç ka thënë 28-vjeçari ishin para të dhuruara nga besimtarë. Ndërkohë policia është angazhuar dhe po punon për identifikimin, zbardhjen  e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të përfshirë.

“Më datë 29.04.2025: kallëzoi shtetasi 28 vjeç, se në objektin e kultit ku shërben, është vjedhur një shumë parash, e dhuruar nga besimtarë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!