Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të dhënat e sondazhit: 75 për qind e gjermanëve s’besojnë në fuqinë mbrojtëse të ushtrisë

schedule11:48 - 19 Mars, 2024

schedule 11:48 - 19 Mars, 2024

Një sondazh i opinionit publik i kryer në Gjermani zbuloi se 75 për qind e opinionit besojnë se Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr) u mungon aftësia për të mbrojtur vendin.

Anketa është kryer më 11 dhe 12 mars me 5013 persona dhe është realizuar nga kompania kërkimore “Civey” për revistën “Focus”.

Rezultatet e sondazhit zbuluan se 75 për qind e të anketuarve thanë se nuk besonin në aftësinë e Bundeswehr-it për të mbrojtur vendin. Dhjetë për qind e të pyeturve besojnë në aftësinë e ushtrisë gjermane dhe 15 për qind nuk e kanë shprehur mendimin e tyre.

Financim më të madh për ushtrinë mbështetën 69 për qind e të anketuarve.

Dy të tretat e gjermanëve të anketuar besojnë se vendi i tyre në afat të gjatë duhet të shpenzojë më shumë se dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. Përqindja e njëjtë gjithashtu ndajnë mendimin se Gjermania duhet të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Operacionet ushtarake ruse në Ukrainë shihen si kërcënim për Gjermaninë nga 68 për qind e të anketuarve. 45 për qind e të anketuarve besojnë se Gjermania përfundimisht nuk duhet të ketë bombë atomike, ndërsa 22 për qind e tyre besojnë se duhet.

Në rast lufte, 57 për qind e gjermanëve të anketuar deklaruan se nuk do të merrnin armët, ndërsa vetëm 22 për qind deklaruan se do të luftonin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!