Të detyruar për të shitur lojtarë, Barcelona i cakton çmimin Kounde

schedule17:42 - 25 Janar, 2024

schedule 17:42 - 25 Janar, 2024

Barcelona do të detyrohet të shesë disa lojtarë në verë, në mënyrë që të ketë përforcime të mëdha.

Klubi katalanas vazhdon të ketë vështirësi financiare, ndaj nuk është në gjendje të përballojë transferime pa kryer shitje.

Sipas ‘Sport’, disa njerëz brenda bordit të Barcelonës duan të shesin Jules Kounde këtë verë.

Shitja e francezi pritet të vjen pasi vlera e tij është në rënie dhe shfaqja e 17-vjeçarit, Pau Cubarsi, i ka bindur drejtuesit.

Mediumi spanjoll bën të ditur se vlera e Koundes është në 60 milionë euro dhe ka disa skuadra nga La Liga dhe Premier League që duan shërbimet e tij.

Kounde thuhet se është informuar për situatën e tij, ndaj do t’i duhet të kërkojë një aventurë të re./ h.ll/abcnews.al