“Të dërgojmë trupa në Ukrainë”, ekspertët ‘zbërthejnë’ deklaratën e Macron: Po bën luftë informative me Putin

schedule21:35 - 18 Mars, 2024

schedule 21:35 - 18 Mars, 2024

Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron se duhet konsideruar dërgimi i trupave për të luftuar në Ukrainë kundër Rusisë shkaktoi reagime të shumta. Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Enika Abazi tha për emisionin “360 gradë” se presidenti francez po përpiqet që të krijojë konfuzion.

“Macron dje një intervistë për TV ukrainas dhe u deklarua që Franca është gjithmnonë për paqen dhe nuk do të jetë ajo inicuese e sulmeve apo pjesëmarrjese në luftimet në Ukrainë. Madje do të ishte gati që t’i hapte telefonin edhe Putin në rast se do të vinte me një plan konstruktiv për paqe, e cila krijoi një farë ambiguiteti, gjë që është qëllim i Macron, sepse kur u pyet për më shumë detaje, dhe tha që qëllimi im është që të krijoj një ambigueti dhe të krijojë një paqartësi tek kundërshtari. Në rastin më të mirë të nxjerrë në pah planet e tij dhe të heqë dorë nga tërësia e kërcënimeve.”, tha Abazi.

Koloneli Çlirim Toçi thotë se ka tre forma për të vendosur trupa në Ukrainë.

“Deklarata e Putin është në vazhdën e një sërë deklaratash që ka bërë në të shkuarën jo vetëm për vendosjen e forcave në kufirin me Finlandën si një nga anëtaret e reja të NATO por edhe përdorimin e armëve bërthamore, kjo është një farë mënyrë një kundërpërgjigje ndaj Macron, që deklaroi se duhet të konsiderojmë vendosjen e trupave në Ukrainë. Çfarë do të thotë kjo deklaratë e Macron? Ka tre forma për të vendosur trupat në një vend. Një është për të vendosur trupat në rast lufte, një formë e dytë për t’i vendosur trupat për menaxhimin e krizave dhe e treta është dërgimi i trupave për trajnim. Konkretisht, duke u kthyee te deklarata e Putin, për momentin kjo është vetëm në suazën e një deklarate pasi në kufirin me Finlandën, një kufi me 1340 km, e ka dyfishuar kufirin e NATO-s me Rusinë, ka pasur para se të fillojë lufta dy brigada të kompletuara mbi masën 85 përqind, dhe mendohet të ketë qenë të mirëpajisura dhe të mirëtrajnuara. Konkretisht këto njësi janë të angazhuara një pjesë e tyre në luftën në Ukrainë dhe përqindja e kompletimit të këtyre dy brigadave në kufirin me Finlandën, varion nga 23 deri në 33 përqind.“, shtoi Toçi.

Ndërkohë kapiteni Artur Meçollari shtoi se Macron po bën një luftë informative me Putin. Ai thotë se nëse në territorin ukrainas do të hynte për të luftuar qoftë edhe një ushtar i vetëm, do të shpallej gjendja e luftës mes Francës dhe Rusisë.

“Duhet të kuptojmë retorikën e Macron, është duke bërë luftë informative me Putin. Rusia e bën me armët bërthamore. Është e pamundur ajo që thotë Macron sepse në rast se do të futej qoftë edhe një ushtar francez me uniformë, automatikisht është shpallur gjendja e luftës midis Rusisë dhe Francës. Është konventa e vitit 1949. Franca humbet neutralitetin në momentin që hyn ushtari i parë.“, tha Meçollari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!