Të dënuarit në New York lejohen të telefonojnë falas

schedule12:15 - 3 Maj, 2019

schedule 12:15 - 3 Maj, 2019

Të dënuarit në burgjet e Nju Jorkut, tashmë mund të telefonojnë falas nga burgu. Ky qytet është i pari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e lejon një gjë të tillë. Sipas kryebashkiakut De Blazio, ky vendim mund të krijojë burgje më njerëzore.

Nju Jork bëhet qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili lejon telefonata falas nga burgu. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku Bill De Blazio. Vendimi hyri në fuqi të enjten pasi u miratua një vit më parë nga këshilli bashkiak.

De Blazio u shpreh se për shumë kohë të dënuarit kanë hasur vështirësi në gjerat bazike të përditshmërisë. Një vendim i tillë sipas tij mund të krijojë burgje më njerëzore.

Me telefonatat falas mundësohet që të dënuarit të qëndrojnë në kontakt me avokatët e tyre, familjarët dhe rrjetet e mbështetjes, të cilat janë thelbësore për një rikthim në komunitet pas kryerjes së dënimit

Deri tani telefonatat kushtonin 50 cent për minutën e parë dhe 5 cent për çdo minutë tjetër që kalonte. Tashmë departamenti i riedukimit do të mbulojë shpenzimet e më shumë se 25 mijë telefonatave që kryen nga burgjet e Nju Jork dhe të burgosurit mund të telefonojnë çdo tre orë për një total prej 21 minutash, në çdo vend të shteteve të bashkuara të amerikës.

Gjithashtu do të instalohen linja telefonike shtesë për të menaxhuar shtimin e volumit të telefonatave.

Sindikata e gardianëve të burgjeve, në të kaluarën kishte shprehur shqetësim për këtë vendim, duke shpjeguar se telefonatat falas mund  të ndihmojnë bandat që veprojnë brenda burgjeve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!