Të dënuar për pengim të drejtësisë/ Specialja liron me kusht Ismet Bahtijarin dhe Sabit Jonuzin

schedule17:35 - 21 Shkurt, 2025

schedule 17:35 - 21 Shkurt, 2025

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë lënë të lirë me kusht nga gjukata speciale. Sipas gjykatës, ata kanë plotësuar kriterin përndryshimin e dënimit , pasi i kanë vuajtur dy të tretat e fajit me burgim.

Më 4 shkurt të viti, Januzi dhe Bahtijari u dënuan nga dy vjet burgim, duke u shpallur fajtor për frikësim të dëshmitarëve. Në dënim u llogarit edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

“Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, është thënë në komunikatën nga Gjykata Speciale.

Të dy ishin arrestuar më 5 tetor 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!