Dy persona janë arrestuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, teksa po hynin në Shqipëri.
Një 26-vjeçar ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa një 46-vjeçar ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./abcnews.al