Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, 6 shoferë të arrestuar në Durrës

schedule12:50 - 8 Shkurt, 2024

schedule 12:50 - 8 Shkurt, 2024

Gjatë një jave janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, 4 për drejtim mjetesh, në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjetesh, pa leje drejtimi në Durrës. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit.

Në këtë kuadër të parandalimit të burimeve të aksidenteve, gjatë një jave, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1824 drejtues mjetesh, ku më konkretisht: 614 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 74 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 210 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 641 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 285 drejtues automjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!