Të dashurës së Beharit i kapën 9 mijë euro, si bëheshin punësimet me “frikë” në OSHEE dhe spital

schedule14:41 - 21 Nëntor, 2019

schedule 14:41 - 21 Nëntor, 2019

Zbardhen detajet e operacionit të kryer sot nga policia për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 10 personave pjesë e grupit “Bajri”.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit “Oaz” mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Të arrestuarit të cilit kishin lidhje me grupin “Bajri” kanë qenën nën përgjim, ndërsa akuzohen se bënin punësime me anë të kanosjes tek OSHEE dhe Spitali Rajonal i Shkodrës.

Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.

Kjo e fundit e cila është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë është e dashura e Behar Bajrit, ndërsa sipas policisë vinte gjoba në emër të Beharit, duke kanosur për marrjen e parave por edhe pozicinonit të punës.

Policia njoftoi se drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jonida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

Sakaq, 5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Me masë “Arrest në burg” janë:

Behar Brajoviq (Bajri)

Safet Rustemi

Ilir Rustemi

Asmer Bilali

Ismet Idrizi

Sirjan Alija

Jorida Murati

Me masë “Arrest në shtëpi”:

Senad Halluni

Florine Hoxha

Mira Nikaj