Te Chelsea nuk e besojnë ende se janë kampionë, flasin protagonistët e finales

schedule23:24 - 29 Maj, 2021

schedule 23:24 - 29 Maj, 2021

Chelsea është kampione e Europës. Blutë e Londrës arritën të mundin minimalisht Manchester Cityn falë një goli të Kai Havertz. Pas ndeshjes të shumtë ishin protagonistët që u shfaqën para protagonistëve. I pari ishte Jorginho, që foli për Sky Sport.

“Kjo medalje dhe ky triumf është i pabesueshëm. Kur them se nuk ka fjalë, është me të vërtetë ashtu. Nuk mund ta besoj, në fërshëllimën e fundit pyeta veten: ‘Si arritëm atje?’. Po dridhem ende”, u shpreh mesfushori që sot ishte një nga më të mirët në fushë.

Thiago Silva arriti të fitojë një finale më në fund, pasi e humbi vitin e shkuar me PSG, bashkë me Tuchel në stol. Sot atij iu desh të linte fushën në pjesën e parë, por fatmirësisht ekipi bëri mirë edhe pas daljes së brazilianit. Këto ishin fjalët e tij pas ndeshjes:

“Vitin e shkuar humbëm një finale, është ndjenjë shumë e keqe. Sot shkova te Ederson dhe Gabriel Jesus për yë folur pak. Është një moment shumë i vështirë, por e tillë është jeta”, tregoi mbrojtësi, teksa pas tij në mikrofonat e Sky u shfaq bashkëudhëtari i brazilianit, trajneri Thomas Tuchel.

“Chelsea fitoi bindshëm sonte, me fatin në anën tonë dhe qëndrimin e duhur.Është vërtet shumë e vështirë të luash ndaj kësaj skuadre. Kur nisi ndeshje mendova se mund ta ngre atë kupë”, tregoi Tuchel.

Nuk mund të mungonin as fjalët e heroit të ndeshjes, Kai Havertz. “Nuk e di çfarë të them. Me të vërtetë nuk e di. Kam pritur një kohë të gjatë. Tani dua të falënderoj familjen tim, prindërit, gjyshen dhe të dashurën. Nuk e di çfarë të them. Kam pritur 15 vite për këtë moment”, tregoi ai. /abcnews.al