Padyshim, kur kujtojmë “legjendat” e klubit të Chelsea, ndër emrat që na vjen ndërmend është edhe ai i “fantazistit” të sulmit, Joe Cole, me këtë të fundit që shkroi emrin e tij, me “gërma të arta”, në historinë e “bluve”.
Këtë të martë, 41-vjeçari ka analizuar gjëndjen aktuale të londinezëve, ku është shprehur haptazi se largimi i “bomberit” belg, Romelu Lukaku ishte një gabim nga ana e “bluve”, të cilët tashmë po vuajnë për një “sulmues me peshë”.
“Chelsea po vuan sepse nuk ka një sulmues me peshë. Skuadra është e totalisht e çorientuar, por ka diçka të gabuar te ky klub për momentin. Ata nuk mund të shënojnë gol, vuajnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Romelu Lukaku, pavarësisht defekteve, jeton me golin.
Ai ishte i suksesshëm te Inter-i, ai shënoi edhe kur luante për Everton, apo edhe për WBA. Ai po shënon edhe me Romën, pse nuk mundi ta bënte me Chelsean? Pra këtu ka diçka që nuk shkon me skuadrën, me klubin dhe jo me lojtarin. Për mua ata kanë gabuar me Lukaku-n” – tha Cole. /i.m /abcnews.al