Të burgosurit shqiptarë i vënë zjarrin qelisë

schedule12:49 - 18 Maj, 2018

schedule 12:49 - 18 Maj, 2018

Një grup të burgosurish shqiptarë i vuri zjarrin mbrëmë qelisë së tyre në burgun Marasi në Xhenova të Italise. Agjentët e policisë ndërhynë menjëherë duke shmangur pasojat.

Mediat italiane shkruajnë se autorët e zjarrvënies janë 7 të burgosur shqiptarë të njohur për incidente të tilla në ambientet e burgut.

Ata vunë zjarrin në shenjë proteste pas një kontrolli të papritur në qelinë e tyre, ku iu sekuestrua një telefon celular dhe një cigare hashash. Njëri prej të dënuarve shqiptarë është shpallur fajtor për vrasje të mbetur në tentativë./acbnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!