Në këto zgjedhje parlamentare edhe të burgosurit apo të paraburgosurit kanë ushtruar të drejtën e votës për formimin e qeverisë së re. Gazetarët e ABC News raportojnë numrin e personave që kanë votuar deri më tani në burgun e Durrësit, Fierit dhe Vlorës.
Nga burgu i Durrësit, sipas asaj që raporton gazetarja Habi Hoxha pritet që të votojnë 196 persona, mes tyre dhe “të burgosurit VIP”, Erion Veliaj dhe Ilir Beqja.
Në burgun e Fierit pritet të votojnë 397 persona me të drejte vote në qendrën e posaçme të votimit nr 3079/03 brenda territorit të IEVP.
Ndërkohë 152 persona në paraburgimin e Vlorës kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. 20 të tjerë janë me vendim gjykate. Gjithsej kanë votuar 172 persona që ndodhen në paraburgimin e Vlorës dhe që kanë votuar në qendrën e votimit numër.
Gjithashtu 36 gra të dënuara të burgut të Pojskës kanë votuar në fshatin Piskupat./abcnews.al

