Të shara dhe ulërima në qeli, të busgosurit nuk pranojnë mes tyre autorin e krimit makabër

schedule13:54 - 15 Janar, 2020

schedule 13:54 - 15 Janar, 2020

Situata në burgun e Fierit është tensionuar ditën e sotme. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të burgosurit kanë refuzuar qëndrimin e Ervis Zotajt, një prej të arrestuarve për vrasjen e Drita Saliajt, në sektorin e tyre.

Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty. Të dënuarit kanë reaguar me sharje ndaj Zotajt. Menjehere kanë ndërhyrë gardianet dhe nuk ka patur dhunim fizik të Zotajt./abcnews.al