Pamje të rëndë janë publikuar së fundmi nga mediat amerikane ku tregojnë një përleshje në një burg të Oklahomas. Në video shihen disa të burgosur që kanë marr peng një gardian dhe më pas e godasin me thikë.
Pas këtij episodi ndërhyn policia, duke hapur zjarr ndaj të burgosurve dhe duke lënë njërin prej tyre të vdekur.
Pamjet janë filmuar gjatë 27 marsit në qendrën e paraburgimit në Oklahoma. Sipas mediave i burgosur i vrarë është Curtis Montrell Williams, 34 vjeç dhe qëllohet me armë pasi i mbante thikën në qafë gardianit Daniel Misquez.
Misquez, i cili ishte marrë peng për rreth një orë, shihet në kamerat e sigurisë duke u goditur në kokë dhe therur disa herë në këmbë nga një i burgosur tjetër/abcnews.al/