Të braktisur në mes Elbasanit, lagjia “Brigada” pa investime

schedule15:38 - 24 Prill, 2022

schedule 15:38 - 24 Prill, 2022

Të braktisur në mes të Elbasanit.

Lagjia “Brigada 17-të sulmuese” në qytetin e Elbasanit është një nga lagjet më të vjetra. Kjo lagje nuk ka njohur prej vitesh investime në infrastrukturën rrugore. Ndodhet 40 metra nga rruga kryesore, por investimet janë zero.

Në gjendje më të keqe janë rrugët “Isak Shehu” dhe “Mahmut Hakani”, të prishura e me gropa.

Banorët thonë se në këtë lagje ndërhyrja e fundit është bërë 30 vite më parë.

“Aq keq është sa nuk ka ku të vejë më, balta deri këtu, nuk e rregullojnë. Duhet të ndërhyjë, bashkia i ka këto”.

“Kemi bërë kërkesë, askush nuk është interesuar. Shif e shkruaj. S’ka asnjë shërbim. Qeveria, bashkia, duhet të venë dorë pak, se ne i paguajmë të gjitha taksat”, thotë një tjetër banor.

Në kohë me shi kalimi në zonë është i thuajse i pamundur.

Në këtë lagje është dhe shkolla “Jeronim de Rada”. Nxënësit sa herë ka reshje shiu detyrohen të kalojnë pellgjet me ujë, të cilat grumbullohen si pasojë e amortizimit të rrugës.

Shume problematike, kur bie shi këtu nuk kalon dot’.

Janë zhgënjyer nga të gjithë kryetarët e bashkive

“Se kanë shtuar. Në kohën e vjetër është bërë ndërtimi i saj, na premtoi e Qazimi nuk bëri gjë, as nga ky i tjetri s’kemi gjë në torbë”, shprehet një tjetër qytetar.

Burime nga Bashkia e Elbasanit i thanë ABC-së se në buxhetin e këtij viti nuk e kanë parashikuar rehabilitimin e rrugës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!