Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të bllokuar që prej 10 marsit, kategoritë që përfitojnë nga hapja e transportit detar

schedule15:27 - 22 Qershor, 2020

schedule 15:27 - 22 Qershor, 2020

Shqipëria ka hapur transportin detar për pasagjerë. Po duke qenë se ende Greqia dhe Italia nuk i kanë hapur plotësisht portet nuk përfitojnë të gjithë kategoritë e udhëtarëve. Lëvizjet nga Saranda drejt Korfuzit do të jenë të kufizuara.

Por kush do të përfitojë?

Kategoria e parë që do përfitojë janë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që lëvizin për arsye biznesi,  kategoria e dytë janë shtetasit shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së dhe janë të pajisur me dokumente të këtyre shteteve, si dhe diplomatët të huaj dhe shqiptarë.



Gjithsesi këtë të hënë nuk ka pasur pasagjerë dhe trageti nga Saranda drejt Korfuzit dhe anasjelltas nuk ka lëvizur.

Po kështu dhe në portin e Vlorës janë marrë të gjitha masat për të rinisur udhëtimi i pasagjerëve drejt Brindisit. Por me sa mësuam është dita e parë dhe trageti që ka mbërritur ditën e djeshme nga Brindizi do të kthehet këtë mbrëmje në Itali. Por deri në orët e drekës nuk është prerë asnjë biletë. Me sa duket për shkak të kufizimeve qytetarët e thjeshtë që duan të lëvizin për pushime apo arsye të tjera personale duhet të presin fazën e dytë të hapjes.

Bëhet me dije që pritet që lëvizja e pasagjerëve do të hapet në 1 korrik. Ndërkohë që lëvizja e pasagjerëve ka nisur në mënyrë të pjesshme. Teksa lëvizja e fundit e tragetit me pasagjerë nga Porti i Vlorë ka qenë në 10 mars. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!