Të blesh apo jo një shtëpi në plazh? Disa këshilla nga eksperti i pasurive të patundshme

schedule11:49 - 21 Qershor, 2021

schedule 11:49 - 21 Qershor, 2021

Një ndër dilemat që shpeshherë përballen njerëzit është blerja ose jo e një prone në plazh. Për të folur për këtë çështje, ishte i ftuar në “Abc e mëngjesit” eksperti për pronat e patundshme, Armand Shkëmbi ku ndau disa këshilla për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në bregdet. Sipas tij, idealja është blerja e një prone që mund të shfrytëzohet dhe për qira.

Një opsion është qiraja. Unë personalisht nuk dua të lidhem dhe prandaj marr me qira. Por zgjidhja ideale është të marrësh diçka, e zëmë se blen në Gjirin e Lalëzit, por mendo, bëj një kalendar, kur do të shkosh me pushime dhe kur do ta japësh me qira. Bëj një investim të mirë, ky është kombinimi perfekt.”, tha ai.

Më tej, ai u ndal dhe tek zona ku duhet të investoni. “Nëse do të blesh një shtëpi në plazh, unë sugjeroj ta blini sa më afër dhe jo larg. Deri në Durrës apo Shëngjin është ok, po shkoi më shumë se tre orë, nuk ke për të vajtur, do të ndihesh i lodhur ose do të bësh formulën, shkon njëherë në muaj dhe tre herë e jep me qira.“, theksoi eksperti.

“Sugjeroj që të blihet në kompleks dhe jo e veçuar. Pavarësisht se dhe shtëpitë private kanë vlerën e tyre, sugjeroj në kompleks se ke sigurinë fizike, ka shërbime dhe është shumë më ndryshe.“, shtoi eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!