Sokol Sinomati është liruar në Itali, por do të hetohet në gjendje të lirë. Drejtesia italiane e ka dënuar me 12 vjet burg, Sokol Sinomatin, për veprat penale “organizata kriminale” dhe “Trafikim ilegal i klandestineve”.
I njohur si ‘buzëderri’, Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në muajin janar në Vlorë.
Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.
Si i shpëtoi burgut Sokol Sinomati
Sokol Sinamati, i cili njihet në Vlorë dhe me nofkën “buzëderri”, rezulton që të jetë arratisur nga burgu i Peqinit në vitin 2017, ku vuante dënimin për vrasje. Dyshohet se Sokol Sinomati ka marrë leje për të dalë disa ditë nga burgu, dhe më pas në rrethana që nuk sqarohen as sot e kësaj dite ai është larguar jashtë Shqipërie. Pasi i shpëtoi drejtësisë, por jo armiqve që i vranë mbrëmjen e djeshme djalin e tij 22-vjeçar, Sokol Sinomati është shpallur në kërkim në datën 12 Shtator, të vitit 2017.
Menjëherë pas lirimit të tij nga qelia, Sokol Sinomati ka marrë të vëllanë e tij Bernardin dhe të birin asokohe adoleshent, dhe u largua nga Shqipëria. Ata dyshohet se u vendosën në shtetin belg, nga i cili ishte kthyer vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit 22-vjeçari i vrarë. Sokol Sinomati, vuante dënimin në burgun e Peqinit për vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.
/abcnews.al