Të biesh në peshë me ndihmën e kirurgjisë, mjeku: Çfarë bëjmë përpara se një pacient t’i nënshtrohet ndërhyrjes

schedule09:56 - 4 Nëntor, 2022

schedule 09:56 - 4 Nëntor, 2022

Shefi i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Hygeia, Prof.Dr. Celep Bahadir, ka folur për kirurgjinë e obezitetit dhe teknikat që aplikohen.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi fillimisht se çfarë është obeziteti dhe si ndikon ai në shfaqjen e sëmundjeve të tjera.

Obeziteti në vetvete shkakton edhe sëmundje të tjera, siç mund të jetë diabeti i lidhur me mbipeshën, problemet e zemrës dhe studimet e ndryshme sugjerojnë që obeziteti problematik bëhet fjalë në rastet e pacientëve që janë një masë trupore mbi 40, raporti masë/peshë. Edhe në këto raste quhen tipikisht zona problematike ose kritike. Këto probleme nuk janë thjesht shëndetësore, por edhe probleme që ndikojnë në anën sociale”, tha doktor Bahadir.

Më tej, ai zbuloi edhe si konsiston procesi paraprak, derisa të vendosin që pacienti t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

“Shohim që pacientët që vijnë te ne për t’ju nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, nuk i kanë provuar metodat e tjera. Gjëja e parë që ne bëjmë kur konsultojmë një pacient me mbipeshë, është që shikojmë raportin peshë/gjatësi trupore dhe në momentin që pacienti që paraqitet e ka raportin 40 e më sipër, atëherë automatikisht kemi një kandidat për një kirurgji të obezitetit, por kjo nuk mjafton. Përveç kësaj ne pyesim të shkuarën e pacientit, sepse ajo që është më normale dhe më ideale, është që pesha e tepërt të bjerë nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe dietës, por edhe ajo që ne pyesim në këto pacientë është se gjatë këtyre 5 viteve të fundit nëse personi ka tentuar që të bjerë në peshë me metoda të ndryshme jokirurgjikale dhe nëse kjo ka dështuar”, shtoi doktori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!