Të bësh art me fruta, kuzhinierja zbulon surprizën për “Abc-në e mëngjesit”

schedule10:44 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:44 - 22 Shkurt, 2021

Kadife Karriqi ka arritur ta shndërrojë pasionin e saj në një realitet, duke bërë art me fruta. E ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Kadifja tregoi se si lindi dëshira e saj për të krijuar forma dhe simbole në fruta. Ndër të tjera, ajo tregoi se prej kohësh tashmë pasionin e saj ua transmeton dhe të rinjve në një shkollë profesionale.

Ajo gjithashtu krijoi një punim dhe me logon e emisionit Abc-ja e mëngjesit. Për më tepër, ajo tregoi se realizon punime dhe me portrete. “Këtë lloj arti mundohen t’jua transmetoj të rinjve që jap mësim në degën e miksologjinë dhe në dekorimin e pjatave. E kam patur këtë pasion dhe para 6 viteve nisa t’ja bëj familjes time, pastaj pas disa vitesh thashë pse mos ta hedh dhe në treg.

Është pjesa e artit që të ndërhysh dhe tek frutat e vogla, për shembull tek një panxhar të bësh një trëndafil. Më i çuditshmi dhe më i vështiri është kungulli sepse është shumë i fortë në të gdhendur. “, u shpreh Kadifja./abcnews.al