Pak ditë më parë, Robin Krasniqi u shpall kampion bote në WBA dhe IBO. Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”. Së fundmi ai është takuar me Mozzik, ndërsa ky i fundit i ka kushtuar disa fjalë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, autori i hitit “Paranoja-Pishman shkruan se pavarësisht se të dy kanë profesione të ndryshme, qëllimi i tyre është i përbashkët që t’i tregojnë gjithë botës se kush janë shqiptarët.
“‘Nuk ka asnjë sekret në pasjën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshe por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar Mozzik.