Këngëtarja e njohur Elvana Gjata paralajmëroi dje një rikthim të fuqishëm. Ajo publikoi disa foto të reja pas muajsh shkëputjeje nga Instagrami, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi.
Mirëpo, komentet e shumta bën që të nisnin aludimet për një këngë të re, që sipas fansave pritet të jetë hiti i verës.
Megjithatë, ai që mori më shumë komente ishte i modeles shqiptare Oriola Marashi, e cila i kërkon Elvanës të rikthehet së shpejti me një projekt.
“Peticioni ‘të bëhemi 1,000,000 veta që Elvana Gjata të nxjerr hitin e verës’ link in my bio’, ka shkruar Oriola.
Ndërkohë nuk dihet saktësisht se çfarë po përgatit Gjata në Turqi, por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEcWuUKp0Wc/?utm_source=ig_embed