Frenkie De Jong është një mesfushor unik dhe Barcelona nxitoi në janar për të arritur akordin me Ajax dhe lojtarin. 75 milionë euro u derdhën në arkat e klubit holandez dhe 22-vjeçari ka nisur aventurën e re me ekipin katalanas.
Për blerjen e tij pati diskutime te Barcelona dhe trajneri ishte kundër këtij investimi. De Telegraaf raporton se Ernesto Valverde nuk e dëshironte De Jong, të cilin nuk e cilësonte si profilin e duhur për ekipin e tij.
Në fund triumfoi dëshira e klubit, teksa edhe trajneri duket se ka ndërruar mendje. Lojtari i kombëtares holandeze është kthyer në një pikë fikse të formacionit të kampionëve të Spanjës dhe numëron 23 ndeshje dhe një gol të shënuar mes kampionatit dhe Champions League. /abcnews.al