Të arrestuarit në rastin “Brezovica”, Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarët e Ministrisë

schedule16:28 - 7 Janar, 2022

schedule 16:28 - 7 Janar, 2022

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilët u arrestuan dje në aksionin “Brezovica”. B.H., A.Ç. dhe I.A., aktualisht gjenden nën masën e ndalimin 48 orësh.

Ata dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona të tjerë.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri A.Ç., si person zyrtar-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së. I njëjti sipas Prokurorisë ka pranuar para me qëllim që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 lidhur me nen 31 të KPRK-ës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ndërsa, për të pandehurin tjetër B.H., thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti si person zyrtar- kryeinspektor i Inspektoratit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, tani MEA, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe persona tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

“Kurse, për të pandehurin e tretë, I.A., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale penale “Dhënia e ryshfetit” dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit””, thuhet në njoftim.

Ndryshe, aksioni i djeshëm ka qenë vazhdimësi e aksionit të 21 dhjetorit, për ndërtimet në Brezovicë. / Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!