Të ardhurat nga rrjetet sociale, ekspertja: Do të vendosim taksa, bizneset kanë detyrime

schedule14:40 - 22 Shtator, 2023

schedule 14:40 - 22 Shtator, 2023

Deklarimi I fitimeve nga fitimet e rrjeteve sociale është një ndër çështjet shqetësuese në vendin tonë pasi jo të gjithë janë të ndërgjegjësim dhe transparent për të deklaruar fitimet që mund të marrin nga Tik-Tok, Instagram, Facebook, Youtub Booking dhe AirBnB Google, apo në platforma të blerjes së mallrave, si Amazon, Alibaba etj.

Ekspertja e ekonomisë Morena Boja në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit” ka dhënë detaje në lidhje me këtë nismë që do të ndiqet në mënyrë që të ketë sa më shumë deklarime nga të ardhurat që vijnë nga rrjetet sociale.

Sipas saj gjurmimi i këtyre të ardhurave është I lehtë të bëhet nëse kemi të bëjmë me transaksione bankare në të kundërt është pak e vështirë që të zbulohen.

“Ka ekzistuar plani për tatimin e të ardhurave që vijnë nga shitjet online dhe në mediat sociale. Përsa i përket tatimit që i përket individëve që ofrojnë shërbime të ndryshme janë shërbime që vijnë në ligj dhe ndryshimi i mënyrës së shërbimit. Më ndryshimin e teknologjisë dhe përdorimi i këtyre platformave si Instagram dhe Tik Tok lind nevoja për tatimin e fitimeve nga këto.

Këto lloj individësh është vendosur që të tatohen dhe një nga alternativat është tatimi në transaksionet financiare bankare. Pavarësisht se një pjesë e tyre funksionon dhe janë të regjistruar ato duhet që të deklarojnë këto të ardhurat por ka edhe nga ato individë që nuk I deklarojnë ndaj është e rëndësishme edhe një unifikim, dhe ndërgjegjësimi i këtyre individëve për të paguar detyrimet që ato kanë.

Nëse transaksionet e këtyre platformave bëhet nga sistemi bankar gjurmimi është i thjesht ndërsa në rrugët e tjera është pak më e vështirë por mendoj se është detyrim ligjor për çdo individ që merr të ardhura nga këto shërbime ti deklarojë dhe të paguajë detyrimet përkatëse. 3500 struktura janë të regjistruara në booking dhe pjesa më e madhe e këtyre ndodh që nuk deklarojnë të ardhurat që gjenerojnë në këto platforma ndaj është i drejtë monitorimi dhe ndërgjegjësimi i tyre”, ka thënë ajo.

Ndërkohë në lidhje me një numër të personave që sigurojnë të ardhura nga rrjetet sociale, Boja shprehet se nuk ka statistika të tilla në lidhje me këtë, pasi ka shumë persona që nuk I deklarojnë dhe se transfertat e parave nuk bëhen në bankat e nivelit të dytë.

“Nuk ka akoma statistika në lidhje me numrin e personave që përfitojnë nga këto platforma që ofrojnë edhe mundësi për reklamim dhe nuk i deklarojnë këto të ardhura përbën një problem por nëse do të kërkohet një deklarim I tyre një pjesë e informacionit bëhet edhe nga deklarimet forma e parë e deklarimit është duke u regjistruar me një nipt ose si person i tatueshëm që paguajnë të ardhurat vjetore që marrin nga puna e dytë. Por ka edhe nga ato individë që paguajnë të ardhura nga reklamat online“, ka thënë ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!