Të ardhurat në buxhet, eksperti: Rritja e muajve të parë, më e ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022

schedule15:01 - 26 Qershor, 2023

schedule 15:01 - 26 Qershor, 2023

Rritja ekonomike e muajve të parë të këtij viti sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa është m ë e ulët se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Eksperti në një lidhje direkte për “Sheshin e Dollarit” është shprehur se një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat në buxhet ka tatim fitimi dhe ngritja e rrogave në sektorin publik, edhe pse sipas tij vijojnë të jenë në një nivel më të ulët se shpenzimet.

Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndësishme që shteti të krijojë politika të reja në këtë drejtim dhe të mos rishikojë vetëm pagat në administratën publike.

“Rritja gjatë 5 muajve të parë që përkon afërsisht me gjysmën e vitit, përkon me një rritje të ndjeshme më e ulët se ajo e vitit 2022, ku në të njëjtën periudhë kemi pasur një rritje më të fortë, kjo tregon se kemi të bëjmë me një ekonomi të ngadalësuar. Brenda një viti ne kemi parashikuar që të kemi rreth 500 milionë euro më shumë në buxhet, ndaj është e rëndësishme që të bëjmë një parashikim në ulje të të ardhurave të buxhetit. Impakti i takon tatim fitimit dhe dhe tatim të jashtëzakonshëm të prodhuesve të energjisë, ndryshimeve në legjislacionin tonë të pagave. Rritja e pagës minimale dhe llogaritja e kontributeve ka dhënë efektin e saj, por indikatori i tatimit të vlerës së shtuar rritja është modeste. Aktiviteti i konsumit vijon që të ketë probleme dhe gjendja sociale e shoqërisë është problematike, dhe raportet e kanë tregua një gjë të tillë. Tatimi i fitimit ishte burimi kryesor i të ardhurave, por problem i Shqipërisë është se kemi të bëjmë me një ekonomi të ulët përsa i përket të ardhurave që janë nën nivelin e pranueshëm me nivelin e çmimeve të ekonomisë së Shqipërisë.

Masat me karakter afatgjatë duhet që të nisen një diskutim mbi modelin e ekonomisë, nuk do të kemi një ekonomi të qëndrueshme dhe modern nëse konsumatorët shqiptarë do të jetojnë në këtë nivel të ardhurash. Bizneset nuk do të kenë një fitim nëse do të kemi një mbështetje paga., duhet që të kemi një shtysë të fortë në të gjithë ekonominë dhe jo vetëm për kategorinë e administratës publike.

Përgjatë 6 muajve të para kemi një tepricë të të ardhurave mbi shërbimet, lekë që qëndrojnë dhe nuk janë përdorur këtu kemi të bëjmë për pjesën e investimeve, arsyeja lidhet dhe me faktin që ne kemi qenë në një vit zgjedhor dhe për shkak të implikimeve politike ka të bëjë me kufizime në praktikat e prokurimeve.

Rritja ekonomike e këtij viti pritet që të jetë në 3 % që mendoj se është optimiste edhe pse akoma mbetemi në një rrezik të madh”, është shprehur eksperti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!