Të ardhurat e Turqisë nga turizmi rriten me 32.3 për qind

schedule12:47 - 1 Maj, 2023

schedule 12:47 - 1 Maj, 2023

Të ardhurat e Turqisë nga turizmi u rritën me 32.3 për qind krahasuar me një vit më parë në 8.7 miliardë dollarë në tremujorin e parë të 2023, njoftoi sot Instituti Turk i Statistikave (TurkStat). Më shumë se një e pesta ose 20.8 për qind e të ardhurave nga turizmi janë mbledhur nga vizitat e shtetasve turq që banojnë jashtë vendit, sipas TurkStat.

Turqia regjistroi 8.2 milionë vizitorë në periudhën janar-mars, me një rritje prej 26.8 për qind në bazë vjetore. Rreth 20.4 për qind ose 1.7 milionë, ishin shtetas turq që jetonin në vende të tjera. Shpenzimet mesatare për një natë të çdo vizitori individual arritën në 84 dollarë gjatë tre muajve ndërsa shpenzimet mesatare totale të vizitorëve në 1.062 dollarë për person.

Gjithashtu rritje pati edhe në shpenzimet në sport, arsim dhe kulturë me 116.5 për qind ndërsa shpenzimet e paketave turistike u rritën me 83.4 për qind dhe shpenzimet e shërbimeve turistike me 82.1 për qind.

Në tremujorin e parë, numri i shtetasve turq që vizituan vendet e tjera ishte më shumë se dyfishi i vitit të kaluar, që arrin në afro 2.1 milionë. Shpenzimet e tyre arritën në 1.4 miliardë dollarë në periudhën tre mujore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!