Të ardhurat e Rusisë nga nafta kanë shënuar rënie për shkak të vendosje së kufirit të çmimit të vendosur nga vendet perëndimore për eksportet ruse të papërpunuara. Europa është në një pozicion të favorshëm për të menaxhuar presionet e çmimeve, sipas një zyrtari të Thesarit të SHBA-së.
Grupi i vendeve të G7, Australia dhe Bashkimi Europian do të rrisin sanksionet kundër Rusisë për luftën e Moskës në Ukrainë duke vendosur një tavan mbi çmimin e produkteve të saj të naftës, duke përfshirë benzinën dhe naftën me 5 shkurt.
Në fund të vitit 202 , një tavan prej 60 dollarësh për fuçi u vendos në shitjet e naftës bruto ruse të transportuar nga deti. Rusia po humbet shuma të konsiderueshme parash çdo ditë duke vendosur një kufi për naftën bruto ruse, sipas një zyrtari të lartë të ministrisë së financave gjatë një telekonference.
“Çdo dollar që Rusia humbet në të ardhura është një dollar që nuk mund të përdoret për të rritur ekonominë e saj apo për të investuar në armët që i nevojiten për të luftuar luftën e saj të paligjshme në Ukrainë”, shpjegoi i njëjti zyrtar.
Zyrtari nuk dha një vlerësim të humbjeve në të ardhurat e Rusisë nga eksportet ruse të naftës bruto.
Europa mund të përballojë presionet mbi produktet e saj të naftës nga lufta në Ukrainë këtë dimër, për shkak se ka rezervuar furnizime me naftë bruto dhe për shkak të temperaturave relativisht të larta, tha zyrtari i ministrisë së financave.
Si rezultat, nafta më e lirë ruse mund të shitet në vendet në Afrikë ose rajone të tjera që u goditën ekonomikisht nga çmimet më të larta të naftës vitin e kaluar për shkak të luftës në Ukrainë.
/abcnews.al