Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 8 të arrestuar në Tiranë, mes tyre një 53 vjeçar i shpallur në kërkim

schedule12:45 - 5 Mars, 2022

schedule 12:45 - 5 Mars, 2022

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se dy prej tyre janë arrestuar pasi janë kapur me drogë me vete, një 53 vjeçar i identifikuar si Arben Kajaci ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për ndihmën e dhënë ndaj shtetasve të huaj.

Gjithashtu në pranga ka rënë një 48 vjeçar i akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe 4 shoferë të dehur.

Vihen në pranga 8 shtetas për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Arben Kajaci, 53 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. V., 22 vjeç, dhe S. Z., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 36 vjeç, B. H., 28 vjeç, dhe A. I., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

– I. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!