Shtatë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës.
Mes të arrestuarve janë tre persona të shpallur në kërkim kombëtar.
Policia ka bërë me dije se në kuadër të operacionit “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit M. Gj., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Njoftimi i plotë:
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim Flamur Lika., 34 vjeç, , pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim B. H., 30 vjeç, ( i kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Forcat “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit M. Gj., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
T.P., 32 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe N. S., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al