Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Policia ndaloi babë e bir, 70 vjeç dhe 45 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur me datë 9 Janar në rrugën “Ndre Mjeda”. Më herët, policia arrestoi edhe 45 vjeçarin tjetër të përfshirë në konflikt, pasi dëmtoi me mjet prerës 70 vjeçarin.
Në pranga ra edhe një 40 vjeçar ndaj të cilit ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”.
Një 43 vjeçar u kap pasi rezulton i dënuar me 1 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa një 61 vjeçar u ndalua pasi rezulton i dënuar me me 2 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./abcnews.al


