Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të akuzuar për vepra të ndryshme/ Ndalohen pesë shtetas në Tiranë

schedule10:22 - 10 Janar, 2026

schedule 10:22 - 10 Janar, 2026

Si rezultat i kontrolleve në terren të kryera në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Catch”, Strukturat e DVP Tiranë vunë në pranga 5 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit F. B, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kapën e ndaluan shtetasin 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”



-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin G. R., 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin R. B., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!