Gjykata e Kukësit kanë dhënë masën “ arrest me burg” për 16 të arrestuarit të akuzuar për kultivim droge. Ndërkohë për një tjetër të arrestuar është dhënë masa “arrest shtëpie”.
Gjykata po ashtu pranoi kërkesën e prokuorisë së Kukësit për ta transferuar çështjen në SPAK. Ditën e djeshme u arrestuan 19 persona në kuadër të operacionit “Shënmëri 2020”, ndërkohë pritet të jepet masa edhe për 3 të tjerë.
Gjyqtar i çështjes është Florin Demollari, ndërsa vijon seanca, e cila ka filluar që në orën 10:00 për dy efektivët e policisë.
Ishte prokuroria e Kukësit ajo që ka zbërthyer grupin që merrej me mbjelljen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, i cili u shkatërrua përmes një operacioni të gjerë në disa qytete të vendit.
Prokuroria dyshon se ishte Kreshnik Murataj nga Kukësi ai që organizonte grupin pasi gjatë përgjimeve është konstatuar se personat e tjerë konsultoheshin me të për veprimet mbi mbjelljen, rritjen e bimëve të kanabisit si edhe transportin e lëndës narkotike pas tharjes. /abcnews.al