Të akuzuar për krime lufte, dy ushtarë rusë dënohen me 11 vite burg

schedule11:35 - 31 Maj, 2022

schedule 11:35 - 31 Maj, 2022

Dy ushtarë rusë janë dënuar me 11 vite e gjysmë burg të martën nga një gjykatë ukrainase. Ata akuzohen për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore, sipas The Guardian.

Ky është vendimi i dytë për krime lufte që nga fillimi i pushtimit  rus me 24 shkurt. Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, u deklaruan fajtor javën e kaluar.

Rikujtojmë se Vadim Shishimarin, 21 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pasi filloi pushtimi rus.

/abcnews.al