Nëntë serbë janë arrestuar nga autoritetet në Bosnjë dhe Hercegovinë si të dyshuar për përfshirje në vrasjet e 44 civilëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-95.
Mediat vendase raportojnë se të arrestuarit janë ish-oficerë dhe ushtarë serbë të Bosnjës, të cilët dyshohet se kanë “planifikuar, organizuar dhe marrë pjesë” në vrasjet dhe persekutimin e civilëve myslimanë në zonën e Sokollacit në Bosnjën juglindore, njoftoi zyra e prokurorit më 16 shtator.
Ndërkohë në shtator të vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës rrethuan fshatin Novoseoci, rreth 40 kilometra nga Sarajeva, pastaj i dërguan fshatarët meshkuj në një deponi mbeturinash dhe i qëlluan për vdekje, thuhet në deklaratë.
Gratë dhe fëmijët u dëbuan nga fshati. Gjatë kësaj lufte një xhami në Novoseoci u shkatërrua më vonë dhe mbeturinat e saj u hodhën mbi eshtrat e të vrarëve. Në mesin e viktimave, të moshës 14-82 vjeç, gjithashtu është edhe një grua e cila është vrarë gjatë sulmit.
Prokurorët boshnjakë thanë se ish-komandanti serb, Radislav Kërstiç është gjithashtu i dyshuar në këtë çështje dhe do të merret në pyetje në Poloni, ku ai po vuan një dënim prej 35-vjetësh të cilin ia ka shqiptuar gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.e.su./abcnews.al