Tayna jep lajmin e madh, nënshkruan kontratë me “Sony Music”

schedule14:50 - 9 Korrik, 2020

schedule 14:50 - 9 Korrik, 2020

Këngëtarja e njohur Tayna ka nënshkruar kontratë me Sony Music.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur shumë e lumtur.

Tayna ka deklaruar  se ka marrë këtë vendim pas shumë diskutimeve.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvilloj artistikisht dhe mund të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkruan këngëtarja.

Të shumtë kanë qenë miqtë, kolegët dhe fansat që e kanë uruar Taynën për këtë arritje, duke e përgëzuar për këtë hap./abcews.al

https://www.instagram.com/p/CCa62PnABv-/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!